Psikologji

Do të dish si t’ia dalësh me njerëzit e ligj dhe falsë? Këto janë disa këshilla të vlefshme

Njerëzit e këqinj apo falsë mund t’i gjesh kudo. Në punë, në shkollë, në lagje, kudo. Të dish se si të sillesh me ta, është tepër e rëndësishme për lumturinë dhe mirëqenien e secilit nga ne. Mënyra më e mirë është t’i mbajmë larg jetës sonë, por ka raste kur bashkëjetesa me ta është e pashmangshme. Ne mund t’i kemi kolegë pune dhe ndoshta s’i kemi mundësitë të gjejmë një punë të re, ndaj për këto situata duhet të përgatitemi se si t’i përballojmë njerëz të tillë. Ndaj, shpresojmë që këshillat e mëposhtme t’ju vijnë sadopak në ndihmë:

  1. Mbaj distancë prej tyre

Kjo është tepër e rëndësishme. Në mënyrë që të jemi të lumtur, persona të tillë duhet t’i mbajmë sa më larg vetes sonë. Mirëpo ndonjëherë është e rëndësishme edhe të bisedojmë me ta për të kuptuar qëllimet e vërteta të ndonjë veprimi të tyre që mund të mos e kemi kuptuar se pse e kanë bërë. Por pas një sqarimi të tillë, do të bëni mirë t’i mbani ata larg. Kjo sjellje nuk është aspak mungesë edukate, por shfaqje e dashurisë për veten.

  1. Mos u trego asgjë të rëndësishme për veten

Bën mirë që sapo e kupton se dikush nuk të do të mirën, të mos i besosh atij asgjë të rëndësishme. Foli për veten dhe hapu për aq gjëra mbi veten, sa nuk të rrezikojnë ty nëse përfliten më vonë. Me shumë mundësi, një person i keq do t’i hapë me të tjerët sekretet që ti i beson, ndaj mos rreziko duke i thënë shumë sekrete të vetes tënde.

  1. Shmangi konfliktet me ta

Energjia ditore që ne kemi, është e kufizuar. Në momentin që ne marrim vendime, që ndërveprojmë me grupin tonë shoqëror, që hyjmë në diskutime, ne humbasim energji dhe mbetemi me një nivel më të ulët energjish për të përballuar pjesën e mbetur të ditës. Personat e këqinj janë ata që na bëjnë të shpenzojmë më tepër energji dhe prandaj do të ishte më mirë, nëse do t’i shmangnim konfliktet me ta.

  1. Shmange ligësinë nga jeta jote

Në momentin që njerëzit falsë do të shohin se nuk të kanë lënduar dot me fjalët apo veprat e tyre, ata do të përpiqen akoma më shumë me të njëjtat gjëra. Kur të vënë re largimin dhe distancimin tënd, ata do ta shtojnë ligësinë dhe do të përpiqen të të bëjnë si vetja, që edhe ti t’ia kthesh me po të njëjtën monedhë dhe ligësi. Ndaj, përpiqu të shmangësh kontaktin me ta dhe të mos reagosh në mënyrën që ata presin ta bësh.

  1. Mos u ndiko nga fjalët apo veprat e tyre

Njerëzit e këqinj do të flasin dhe do të bëjnë vepra të ulëta vetëm për të të bërë keq. Kjo gjë nuk duhet të të ndikojë aspak. Ti vazhdo në rrugën tënde. Binde veten se nuk je opinioni i dikujt që nuk të do të mirën. Ti meriton çdo gjë që synon dhe asnjë fjalë e asnjë vepër e keqe ndaj teje nuk duhet të të ndalë nga objektivat që i vendos vetes. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button