TE REJAT: Piloti i dytë, që miqtë e thërrisnin “Andi domatja” kishte marrë rekomandime nga dy doktorë që të mos dilte në punë ditën e tragjedisë, por e mbajti të fshehtë. Vrasësi që i kishin vënë nofkën “Andi domatja” mund ta ketë ditur se karriera e tij po merrte fund.
Hetuesit e tragjedisë në Alpe zbulojnë se piloti i dytë, Andreas Lubitz e kishte mbajtur sëmundjen të fshehtë nga shefat.
Ai kishte vuajtur nga depresioni dhe një herë ishte konsideruar i paaftë të fluturonte, por më pas kishte kaluar testin.
Kreu i Lufthansas pranoi se 28 vjecari i kishte shpëtuar “rrjetës së sigurisë” – me pasoja shkatërrimtare.
MIqtë thonë se e ngacmonin dhe e quanin “Andi domatja” për arsye se para se të kualifikohej kishte punuar si stjuard në fluturime.
Policia tha se kishte gjetur prova të sëmundjes mendore, por asnjë shënim vetëvrasjeje në shtëpinë ku jetonte me ish të dashurën.
Të afërmit e pasagjerëve mund të vihen në radhë për dëmshpërblimin prej Lufthansas që mund të shkojë deri në mbi 140 milionë Euro