Horizonti.al

Dokumenta të deklasifikuara: Templarët dhe Vatikani

Në tetor të vitit 2007, Vatikani publikoi dokumente sekrete në lidhje me gjykimin e Kalorësve Templarë, duke përfshirë një pergamenë – i injoruar për një kohë të gjatë për shkak të një hyrje të paqartë në katalog në vitin 1628 – që tregonte se Papa Klementi V, fillimisht e shfajësoi urdhërin mesjetar nga akuzat për herezi.

Dokumenti i Vatikanit riprodhon të gjithë dokumentacionin e seancave papnore, që u thirrën pasi mbreti Filip IV i Francës arrestoi dhe torturoi liderët e Templarëve në vitin 1307, me akuzën e herezisë dhe imoralitetit.

Sipas faqes së internetit të arkivave të Vatikanit, pergameni tregon se Clementi fillimisht i kishte shfajësuar Templarët nga akuzat për herezi, edhe pse ai i kish shpallur ata fajtorë për imoralitet, dhe se ai kishte planifikuar për ta reformuar urdhërin.

Megjithatë, të shtyrë nga mbreti Filip (i cili kërcënoi me përçarje), Clementi më vonë ndryshoi vendimin e tij dhe e shtypi urdhërin në vitin 1312. Jacques de Molay, mjeshtër i madh i Templarëve, u dogj në turrën e druve në vitin 1314, së bashku me ndihmësit e tij./bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close