Komplote

Dokumenti sekret / CIA fshehu informacione të rëndësishme për vrasjen e Kennedy-t

Screen Shot 2015-10-10 at 11.36.18

Një dokument i deklasifikuar në vitin 2013 hedh dritë mbi devijimin e hetimeve të Komisionit Uorren mbi vrasjen e presidentit amerikan John F.Kennedy në nëntor të vitit 1963.

Në qendër të këtij skandali është ish-drejtori i CIA-s John Mçone, i ndarë nga jeta në vitin 1991.

Sipas dokumentit që është mbajtur sekret për 50 vjet, CIA fshehu fakte të rëndësishme mbi vrasjen e Kennedy dhe autorit të saj Osvald.

Ish-drejtori i CIA-s ka fshehur prova se pas kësaj ngjarje mund të ketë qenë edhe Fidel Castro.

CIA pak muaj para vrasjes së Kennedy kishte programuar vrasjen e Castros dhe një ndër hipotezat është se Castro mund të ketë mësuar planin dhe është hakmarrë duke vrarë Kennedyn.

Pra Osvald mund të ketë patur bashkëpunëtorë ndërkohë që provat e sjella nga CIA thonëse ai nuk kishte bashkëpunëtorë dhe kishte vepruar i vetëm.

Sipas dokumentit sekret, CIA mund të ketë fshehur provat në të cilat vërtetohej se inteligjenca amerikane kishte patur kontakte me Lee Harvey Osvald edhe para vitit 1963.

Hetimet nuk kanë dalë në konkluzione për motivin e fshehjes së provave, por kanë vërtetuar se administrata e atëhershme e drejtuar nga presidenti Johnson ka fshehur informacione të vlefshme./a.l/TemA

Screen Shot 2015-10-10 at 11.36.22

Leave a Reply

Back to top button