Bota

DOKUMENTI / Tronditëse, Britania e Madhe përgatitet për 7.9 milion të hospitalizuar

Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjasë deri në pranverën e ardhshme dhe mund të çojë në  shtrimin e 7.9 milion njerëzve në spital, sipas  një konferencë sekrete të Shëndetit Publik në Angli (PHE) shkruan The Guardian.

Është hera e parë që drejtorët  e shëndetit  publik që merren me virusin kanë pranuar se ai do të  qarkullojë për rreth 12 muaj të tjerë.

Studimi tregon se edhe drejtorët shëndetësorë ashtu si edhe rreth 80% e britanikëve  do të infektohen me koronavirus gjatë kësaj kohe.

Prof Chris Whitty, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë, e ka përshkruar më parë atë shifër si skenarin  më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë në fakt do të rezultonte më pak se ai. Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë persona të popullsisë do të infektohet me virus.

Dokumenti tregon  se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital.”

Ekspertët e shëndetit publik kanë frikë se epidemia do të ‘ të arrijë kulmin’ në Britani të Madhe.

Briferi tregon gjithashtu se sa shumë mund të ndikojë infeksioni në shëndetin  publik dhe atë të personelit në shërbime kritike siç janë SHPK, policia, zjarrfikësja dhe transporti.

Ky dokument është hartuar ditët e fundit nga ekipi i gatishmërisë dhe urgjenca e  PHE dhe është aprovuar si i saktë nga Dr Susan Hopkins , zyrtari kryesor i PHE që merret me shpërthimin e virusit. Është ndarë gjithashtu  me shefat e spitalit dhe mjekët në Angli.

“Nëse populli  dëgjon se ky virus mund të zgjasë deri në 12 muaj, njerëzit do të shqetësohen shumë “, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, raporton abcnews.al

“Një vit është plotësisht i bindshëm. Por kjo shifër nuk do të kuptohet dhe aq shumë nga populli , “shtoi Hunter, një ekspert për epidemiologjinë.

“Unë mendoj se do të përfundojë në verë, në fund të qershorit dhe do të rikthehet në nëntor, ashtu siç është  gripi i zakonshëm sezonal. Unë mendoj se do të ekzistojë gjithmonë por ndyshimi është se do të jetë më e lehtë me kalimin e kohës, pasi imuniteti ynë do të forcohet “shtoi ai.

Fakti se virusi do të vazhdojë të shkaktojë probleme edhe për një vit, duket se minon shpresat se ardhja e motit më të ngrohtë këtë verë do ta zhdukte.

Dokumenti gjithashtu zbulon se rreth 500,000, prej 5 milion njerëzve që konsiderohen jetësore sepse ata punojnë “në shërbime thelbësore dhe në infrastrukturë kritike” do të sëmuren në çdo kohë gjatë një kulmi muajsh të epidemisë. 5 milion përfshijnë stafin, 1 milion NHS dhe 1.5 milion kujdesin shoqëror.

Sidoqoftë, konferenca ngre pyetje se si Britania do të vazhdojë të funksionojë normalisht, duke paralajmëruar se: “Vlerësohet se të paktën 10% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar do të kenë kollë në çdo kohë, gjatë muajve të pikut të përhapjes së Covid-19. ” Sipas këshillave shëndetësore, Boris Johnson tha të enjten e kaluar, kushdo që ka një kollë duhet të izolohet për të paktën shtatë ditë.

Dokumenti gjithashtu tregon se:

Shërbimi shëndetësor nuk mund të përballojë numrin e madh të personave me simptoma që duhet të testohen sepse laboratorët janë “nën presione të konsiderueshme të kërkesës”.

Tani e tutje do të testohen vetëm të sëmurët shumë seriozë që janë tashmë në spital dhe njerëzit në shtëpitë e përkujdesjes dhe burgjet ku është zbuluar koronavirusi, raporton abcnews.al

Një figurë e lartë e NHS e përfshirë në përgatitjen për numrin në “rritje” tek pacientët, jeta e të cilëve po rrezikohet nga Covid-19 tha që një normë e infeksionit 80% mund të çojë në më shumë se gjysmë milioni njerëz që do të vdesin.

Nëse shkalla e vdekshmërisë rezulton të jetë 1%, atëherë kjo nënkupton 531.100 viktima. Por nëse hamëndësimi Whitty del i saktë që përqindja e vdekshmërisë do të jetë më afër 0.6% , kjo tregon se 318.660 do të vdesin.

Ekspertët që këshillojnë qeveritë në të gjithë botën për mënyrën se si rriten epidemitë thonë se do të ketë një rritje të shpejtë të rasteve duke arritur kulmin – dhe më pas do të ketë një rënie. Whitty, i cili ka parë studimin e bërë nga Mbretëria e Bashkuar dhe shkencëtarët globalë, thotë se numrat e rasteve do të rriten shumë shpejt gjatë 10-14 javëve të ardhshme.

Kjo do të thotë një kulm rreth fundit të majit deri në mes të qershorit.

Strategjia e të gjitha vendeve është të vonojë atë kulm dhe ta zgjas atë për një periudhë më të gjatë kohore, në mënyrë që shërbimet shëndetësore të jenë më të afta të përballojnë. Ekziston gjithashtu mundësia që trajtimet e reja do të jenë në dispozicion deri atëherë.

Pas pikut, numrat e rasteve dhe vdekjet pritet të bien për 10 javë ose më shumë, derisa të arrijnë një nivel mjaft të ulët, i cili mund të mos jetë zero. Në muajt e verës veçanërisht,  rastet priten të zvogëlohen, sepse njerëzit kalojnë më shumë kohë jashtë  dhe ka më pak të ngjarë të kufizohen duke qeëndruar  në lagjet e afërta apo  në dhoma të vogla në një shtëpi apo zyrë me njerëz të infektuar.

Ende ekziston shqetësimi se virusi mund të rishfaqet në muajt e vjeshtës ose dimrit, që do të thotë se planifikimi për një afat të gjatë do të jetë i nevojshëm. Derisa të zhvillohet një vaksinë, mbase në 18 muaj,  mjekët nuk janë të sigurt nëse  mund të mbrojnë njerëzit nga virusi./Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Leave a Reply

Back to top button