Ndizet edhe më shumë polemika Zelenskyy Trump. Sot ka reguar fort presidenti amerikan në rrjetin e tij TruthSocial:
“Mendojeni pak: një komedian mesatarisht i suksesshëm, Volodymyr Zelenskyy, arriti të bindë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpenzojnë 350 miliardë dollarë për të hyrë në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të kishte nisur kurrë, por një luftë që ai, pa SHBA-në dhe ‘TRUMP-in’, nuk do të mund ta përfundonte kurrë.
Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 200 miliardë dollarë më shumë se Evropa, dhe paratë e Evropës janë të garantuara, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin asgjë mbrapsht. Pse “Gjumashi” Joe Biden nuk kërkoi barazimin e kontributeve, duke qenë se kjo luftë është shumë më e rëndësishme për Evropën sesa për ne? Ne kemi një Oqean të madh dhe të bukur që na ndan.
Për më tepër, Zelenskyy pranon se gjysma e parave që i kemi dërguar janë ‘ZHDUKUR’. Ai refuzon të mbajë zgjedhje, ka një mbështetje shumë të ulët në sondazhet ukrainase dhe e vetmja gjë që ka bërë mirë është të luajë me Bidenin ‘si një violinë’.
Një diktator pa zgjedhje, Zelenskyy duhet të lëvizë shpejt, përndryshe nuk do t’i mbetet më një vend për të drejtuar. Ndërkohë, ne jemi duke negociuar me sukses për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, diçka që të gjithë pranojnë se vetëm ‘TRUMP’ dhe administrata e tij mund ta bëjnë.
Biden nuk u përpoq kurrë, Evropa ka dështuar të sjellë paqe, dhe ndoshta Zelenskyy dëshiron të vazhdojë ‘trenin e përfitimeve’. Unë e dua Ukrainën, por Zelenskyy ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe MILIONA njerëz kanë vdekur pa qenë e nevojshme.
Dhe kështu vazhdon…” / bota.al