Përplasje në Shtëpinë e Bardhë midis Donald Trump dhe një gazetareje të ABC News.
Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e marrëveshjes tregtare me Kanadanë dhe Meksikën, Trump ftoi Cecilia Vega për t’i bërë pyetje.
“Është e shokuar sepse e zgjodha të më bëjë një pyetje.
Epo mirë, e di që nuk mendon, nuk e bën kurrë”, tha presidenti, duke pritur që gazetarja të fliste.
“Më falni?”, reagoi ajo.
“Jo, asgjë, vazhdo”, iu përgjigj presidenti, ndërsa në sallë pati të qeshura.
Megjithatë, kur u pyet për hetimin e FBI-së ndaj të nominuarit për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh, presidenti nuk pranoi të përgjigjet.
“Unë jam këtu për të folur për tregtinë”, tha ai duke rezervuar të drejtën për të diskutuar për këtë temë më vonë. / (TemA TV)