Bota

Donald Trumpi, dje dhe sot…

screen-shot-2016-11-24-at-10-34-06

HILLARY DHE EMAIL-GATE

Para votimit: “Mbylleni në burg”. “Do i jap udhëzime Sekretarit tim të Drejtësisë, që të emërojë një prokuror special për të hetuar në lidhje me këtë çështje”.

Pas votimit: “Nuk do të kërkoj të fus në burg Hillary Clintonin, kam prioritete të tjera”. “Ajo ka kaluar shumë vështirësi dhe ka vuajtur tashmë shumë, në mënyra të ndryshme”.

OBAMACARE

Para votimit: “Reforma në shëndetësi duhet që të shfuqizohet. Eshtë një futje e pajustifikuar e hundëve, në biznesin e kompanive dhe të privatëve”.

Pas votimit: “Do të ruaj aspektet më themelore të reformës në shëndetësi”.

MURI

Para votimit: “Do të ndërtoj një mur të madh kundër imigrantëve në kufirin jugor të SHBA, dhe do ta bëjë ta paguajë Meksika. Mbajini shënim fjalët e mia”.

Pas votimit: “Në disa pjesë në kufirin me Meksikën mund të mjaftojë një mbyllje”.

PRITJA E ISLAMIKEVE

Para votimit: “Jam për një ndalim total të myslimanëve që të hyjnë në SHBA, deri kur të jemi të sigurtë për qëllimet e tyre”.

Pas votimit: “Dhënia e vizave do të pezullohet atje ku nuk mund të garantohet një “skanim” i saktë, deri kur të kemi një mekanizëm efikas të kontrollit”.

DEBIMI I KLANDESTINEVE

Para votimit: “Të gjithë imigrantët pa lejë duhet që të largohen”

Pas votimit: “Dëbimi ka të bëjë me imigrantët pa dokumenta”. (Jo të gjithë të parregullt)

KLIMA

Para votimit: “Ngrohja e globale është një shpikje e Kinës. Do të bëj të pamundurën që ta nxjerr Amerikën nga Marrëveshja e Parisit”.

Pas votimit: “Jam duke e ekzaminuar. I kam gjërat e hapura. Kam parë që ka një farë lidhjeje mes ngrohjes dhe veprimtarisë së njeriut”.

TORTURA

Para votimit: Tortura: “Do të bëj të miratohet menjëherë tortura me mbytje me ujë dhe do ta bëj edhe më keq. Tortura funksionon”.

Pas votimit: Duke cituar gjeneralin James N. Mattis: “Nuk e kam gjetur asnjëherë të dobishme torturën. Më jepni cigare dhe birrë dhe do të arrij rezultate më të mira”.

MARTESAT E HOMOSEKSUALEVE

Para votimit: “Do të vlerësoj mundësinë që të emëroj gjykatës të Gjykatës së Lartë, që janë të prirur të përmbysin vendimin mbi martesat e homoseksualëve”.

Pas votimit: “Kjo është një pyetje që nuk ka lidhje, është vendosur tashmë, është ligj, ka një vendim të Gjykatës së Lartë”. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button