Bota

Donald Trumpi pranë fitores. Fansat nisin festën në Nju Jork. Bien tregjet

screen-shot-2016-11-09-at-07-08-41

“Eshtë një natë e madhe për Amerikën”. Ekipi i Trumpit nis të ndiejë fitoren që tashmë është me të vërtetë pranë në zgjedhjet presidenciale në SHBA. “Eshtë një natë e mrekullueshme për Shtetet e Bashkuara”, i ka thënë BBC Curtis Ellis, këshilltar i nivelit të lartë i Trumpit. “Eshtë një natë e bukur për të gjithë njerëzit në botë”.

Mbështetësit e Hillary Clintonit janë të tronditur, në Javits Center ka rënë heshtja pas rezultateve të parë që i hapin rrugën Trumpit drejt Shtëpisë së Bardhë. Kështu, edhe pse motoja e minutave të fundit është “nuk ka marrë fund deri kur të marrë fund”, të shumtë janë ata që kanë lënë qendrën e kongreseve pa pritur as edhe ardhjen e kandidates demokrate, as rezultatet e fundit.

Manjati është përpara me më shumë se një milion vota në krahasim me Clintonin, e cila në orët e fundit ka marrë Nevadën, duke u ngjitur kështu në 215 zgjedhës të mëdhenj. Por Trumpi është tashmë 255, shumë pranë pragut të 270, që i hap dyert e Shtëpisë së Bardhë.

Mbeten ende disa shtete, mes të cilëve Michigani (16) dhe Pennsylvania (20). Në ndërkohë vazhdon të bjerë Uoll Striti. S&P500 ka pësuar një humbje prej 5%. Në rënie të fortë edhe Nasdaq që ka rënë me 5%. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më bursën e Hong KOngut, me -2.82%. Dhe më pak se një orë nga mbyllja e BUrsës, në Tokio INdeksi Nikkei ka rënë me më shumë se 5.5%.

Dhe në ditën e zgjedhjeve rikthehet dënimi me vdekje në Nebraska. Zgjedhësit kanë votuar në favor të rikthimit të dënimit kapital në këtë shtet. Ndërsa Massachusetts dhe California i kanë hapur rrugën legalizimit të marijuanës. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button