Komplote

Dora e Mossadit: Operacioni “Plumbat”

Screen Shot 2015-11-15 at 19.17.04Së bashku me vjedhjen e pretenduar në fabrikën e prodhimit të materialeve bërthamore NUMEC në SHBA, programi bërthamor i Izraelit, u përforcua nga operacionet e piraterisë bërthamore nga ana e Mossad-it, sa reale po aq edhe të trilluara. Në incidentin më famëkeq, Mossad-i krijoi një kompani në Liberi për të blerë një anije transporti në oqean, të cilën e quajti “Scheersberg A”.

Pastaj punësoi një zyrtar të Gjermanisë Perëndimore në një kompani petrokimike, për t’i ndihmuar të blinin 3.700.000 dollarë uranium nga kompania belge “Bashkimi Minerar’, e cila kishte nxjerrë mineralin disa vite më parë në Shinkolobve të Kongos, dhe po kërkonte ta shiste.

Agjensia krijoi kontakte, që të ketë dërgesë t’ia dorëzonte një kompanie italiane të prodhimit të bojës.

Në nëntor 1968, “Scheersberg A” u dërgua në Antverp, ku uraniumi ishte vendosur në fuci me etiketën “Plumbat”, duke iu referuar një produkti të padëmshme të plumbit. Ekuipazhi spanjoll i anijes u pushua nga puna, dhe u zëvendësua me agjentët e Mossad-it që mbanin pasaporta të falsifikuara.

Anija ishte drejtuar gjoja për në Gjenova, por nuk mbërriti kurrë atje. Në vend të kësaj, anija u takua me një anije mallrash izraelite dhe dy luftëanije të vogla me brigjet e Kretës. Uraniumi u ngarkua në këto anije dhe u dërgua në Haifa. Më pas “Scheersberg.A” shkoi në Turqi, duke u ankoruar pa ngarkesë dhe me fasadën e dëmtuar.

Kompanisë italiane iu tha të anulonte porosinë e saj, teksa ngarkesa ishte zhdukur pa asnjë shpjegim, për të cilën ata supozuan se kjo ishte një punë piratësh. Këto hamendësime vazhduan deri në vitet ’70, kur u zbulua e vërteta. Sipas revistës “Rolling Stone” dhe burimeve të tjera, Mossad-i u angazhua edhe në piraterinë bërthamore si dhe vjedhjet e prerenduara në vendet perëndimore.

Megjithatë, dy operacione u organizuan me bashkëpunimin e qeverive të Francës dhe Gjermanisë Perëndore. Në një incident të vitit 1968, një njësi komando përdori gazin lotsjellës, për të neutralizuar shoferin e një kamioni francez që transportonte uranium. Materiali ishte kontrabanduar në bazat ushtarake në Negevit, një rajon i pabanuar në Izrael. Ndërkohë, një hetim në SHBA zbuloi se të paktën 1 ton uranium dhe plutonium, ishin zhdukur ndërmjet viteve ’50-‘70, duke përfshirë një sasi të konsiderueshme nga një fabrikë në Irvain, Tenesi. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button