Bota

“Dorëzohemi!” Udhëheqësit e dëshpëruar të Europës risjellin kontrollet. Zona e lëvizjes së lirë në prag kolapsi

Screen Shot 2015-09-03 at 9.05.46 AM

Kriza e imigrantëve pësoi një përshkallëzim natën e kaluar, teksa u rivendosën kontrollet kufitare dhe Gjermania pranoi se nuk mund ta përballojë më fluksin.

Berlini ishte përpjekur të kritikonte të tjerët – duke përfshirë Britaninë – se nuk po merrnin refugjatë aq sa duhet, pasi shpalli se nuk do të kthejë më mbrapsht ata që vijnë nga Siria. Por zona e lëvizjes së lirë pa pasaporta brenda BE-së ishte në prag të kolapsit, pasi Gjermania u detyrua t’i kërkojë Italisë që të shtrëngojë kontrollet kufitare.

Teksa Tensionet mes udhëheqësve europiane, të paaftë për të arritur në një marrëveshje për zgjidhjen e krizës u rritën, ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak tha se Marrëveshja e Shengenit për heqjen e kontrolleve kufitare praktikisht ka pushuar së ekzistuari.

Natën e kaluar, teksa numri i refugjatëve që hynin në Gjermani arriti 150 në orë, ajo i kërkoi Italisë që të vendosë kontrolle identifikimi në Brenero, në kufirin me Austrinë, për të lehtësuar prurjet. Një vërshim i paprecedentë imigrantësh janë përpjekur të hyjnë në Gjermani, pasi Berlini nisi të pranojë javën e kaluar strehimkërkuesit nga Siria, pavarësisht vendit të tyre të hyrjes në BE.

Kjo gjë ka shkaktuar kaos në të gjithë Europën lindore, teksa autoritetet janë munduar shumë për të përballuar numrin e madh të atyre që, si imigrantë pa dokumenta, teorikisht janë të ndaluar të udhëtojnë nëpër BE. Të dhënat e nxjerra dje tregojnë për një numër rekord prej 104460 strehimkërkuesish që kanë mbërritur në Gjermani muajin e kaluar.

Zyrtarët gjermanë këmbëngulën një natë më parë se kërkesa e tyre për shtrëngim të kontorlleve kufitare ishte një “masë e përkohshme”. Por Lajcak tha se Marrëveshja Shengen, de facto nuk ekziston më. “Këtu ka me mijëra njerëz që lëvizin, ndërkohë që askush nuk i kontrollon më”, tha ai. “Atëherë, a kemi apo nuk kemi Shengen?”.

Stephan Mayer, një deputet në partinë e Angela Merkelit tha: “Nuk mendoj se Shengeni ka marrë fund… Por sigurisht shoh rrezikun që, në terma kohëgjatë të jetë e mundur të zbatojmë rregullat për strehimkërkuesit, dhe kjo e vë direkt në rrezik Shengenin”.

Daily Mail – Bota.al

Screen Shot 2015-09-03 at 9.14.36 AM Screen Shot 2015-09-03 at 9.14.40 AM Screen Shot 2015-09-03 at 9.14.44 AM Screen Shot 2015-09-03 at 9.14.50 AM Screen Shot 2015-09-03 at 9.14.54 AM Screen Shot 2015-09-03 at 9.14.59 AM Screen Shot 2015-09-03 at 9.15.04 AM Screen Shot 2015-09-03 at 9.15.07 AM

Leave a Reply

Back to top button