Ironia dhe tragjedia e grushtit të shtetit: Rrëfimi i krahut të djathtë të Boris Jelsinit, për grushtin e shtetit, që i dha fund Glaznostit dhe ndryshoi botën
Pa grushtin e shtetit, unioni me shumë gjasa do të kish vazhduar. Por ngjarjet e atyre tre ditëve në Moskë e hodhën në erë këtë mundësi. Një transformim gradual i Bashkimit Sovjetik do të kish qenë i menaxhueshëm; kolapsi i menjëhershëm që shkaktuan komplotuesit ishte shkatërrimtar. Grushti i shtetit ishte Çernobili politik i perandorisë totalitare sovjetike. Ashtu si shkrirja e një reaktori bërthamor defektoz, puçi i dështuar e hodhi në erë BS-në, duke përhapur mbetjet radioaktive të sistemit sovjetik, në të gjithë vendin. Brenda një muaji, elitat komuniste në çdo nivel kishin vende të reja pune në administrata shtetërore dhe legjislatura. Ata mbushën ministritë dhe hapën biznese. Po ata njerëz që kishin luftuar kundër reformave politike dhe ekonomike që ne na nevojiteshin aq shumë tashmë po drejtonin organizata, biznese, dhe degë të qeverisë që duhej t’i dëbonin
Nga GENNADY BURBULIS
“Ai ndyrësirë”, turfulloi Boris Jelsini. “Eshtë grusht shteti. Nuk mund t’i lejojnë t’ia hedhin me këtë që po bëjnë”. Ishte mëngjesi i 19 gushtit 1991, dhe presidenti rus po qëndronte në derën e shtëpizës së tij në Arkhangelskoe, një kompleks shtëpizash fshati pranë Moskës ku jetonin zyrtarët më të lartë të qeverisë ruse. Unë kisha rendur që nga shtëpia ime aty pranë, pasi një mik i imi më kish telefonuar nga Moska, me një zë pothuajse histerik, duke këmbëngulur që të ndizja radion. Kish patur një grusht shteti; udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbaçov ishte rrëzuar nga pushteti. Pesë minuta më vonë isha në shtëpizën e Jelsinit, një ndërtesë dykatëshe me tulla të verdha, ku një grup i ngushtë …