Seria: Faktet historike, që i keni mësuar gabim në shkollë
Një përrallë e përsëritur shpesh, por që i mungon edhe elementi më i vogël i së vërtetës, është se mjeku francez Zhozef Gijotin, shpiku gijotinën. Gijotin, dhe një inxhinier gjerman ndërtuan prototipin e një makinerie të prerjes së kokës, të bazuara në pajisje të tjëra të ngjashem që ishin në përdorim tashmë në Evropë.
Por shpikësi i vërtetë i pajisjes, që u bë i njohur si Gijotina, ishte Antuan Lui. Makina u njoh në fillim si Luizet, derisa Gijotin propozoi përdorimin e saj si mjet për të gjithë dënimet kapitale në Francë. Gijotin u burgos për një kohë gjatë Revolucionit Francez, por ai u lirua në vitin 1794 dhe e rifilloi karrierën e tij mjekësore. Ai vdiq në vitin 1814, nga shkaqe natyrale. / bota.al