Duke argumentuar vazhdimisht se sistemi parlamentar aktual, është në grahmat e fundit, Erdogan shpreson që rezultati i zgjedhjeve të 1 nëntorit t’i mundësojë ndërmarrjen e ndryshimeve kushtetuese, për të forcuar pushtetin e tij. Por, me sondazhet që sugjerojnë se ka gjasa të ndodhë një ndryshim i rëndësishëm në preferencat e zgjedhësve, ekziston rreziku real i një zhgënjimi të dytë të njëpasnjëshëm elektoral për AKP dhe Erdoganin, që u përfshi me entuziazëm në fushatën zgjedhore të qershorit, dhe me siguri po kështu do veprojë prapë, pavarësisht nëse kjo ndihmon apo jo AKP-në, me të gjithë pasojat e saj për perspektivat e tyre të ardhshme politike
Nga Bulent Aliriza
“Center for Strategic and International Studies”
Zgjedhësit turq do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, për herë të dytë në më pak se 5 muaj, kryesisht për shkak se presidenti Erdogan ishte i pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, të cilat për herë të parë nga nëntori i vitit 2002, e privuan AKP-në nga fitimi i një shumice parlamentare. Pasi u shfaq çuditërisht i qetë në publik për disa ditë me rradhë, pas atij që duhej të ishte një rezultat jashtëzakonisht zhgënjyes në zgjedhje, Erdogani shprehu dëshirën e tij…