Bota

Droga e muxhahedinëve

Screen Shot 2015-06-03 at 11.27.48

Captagon, një substancë psikotrope që rrit efikasitetin e luftëtarëve, është prodhuar në Bullgarinë komuniste dhe tani sintetizohet në Lindjen e Mesme.

Sipas shtypit të Sofies, Bullgaria gjendet sërish përballë një “skandali ndërkombëtar” sepse ka prodhuar një drogë të ndaluar, të cilën shumë thonë se adpotuar nga ekstremistët islamikë për të kryer sulmet e tyre.

Duket se mizoria dhe determinimi i luftëtarëve dhe autorëve të atentateve të përgjakshme mund të shpjegohet edhe me konsumimin e Captagon, një drogë sintetike që është prodhuar pikërisht në vendin ballkanik.

E ndaluar që prej vitit 1986, molekula e Captagom (emri mjekësor i saj është fenethyllina), është një substancë e fuqishme psikotrope, që të shkakton një gjendje mentale dhe fizike të pashembullt dhe të ndihmon për të kapërcyer frikën, lodhjen dhe dhimbjet.

Për më tepër përmirëson performancën seksuale dhe nga dëshmitë që vijnë nga Siria dhe Iraku, duket se kjo drogë përdoret rregullisht nga xhihadistët, që shpesh luftojnë në një gjendje konfuze, pikërisht prej përdorimit të kësaj droge.

Captagon duket se ka luajtur rol edhe në “Pranverën Arabe” dhe përdorimi i tij shpjegon pjesërisht entuziasmin e turmës së protestuesve në sheshin Maidan apo edhe Kiev, dhe besohet se është përdorur edhe nga forcat ushtarake ukrainase gjatë operacioneve ushtarake në lindje të vendit.

Bullgaria ka një histori të gjatë me Captagon, te prodhimi i të cilit, regjimi komunist kishte gjetur një minierë ari pak para se të binte.

Në fillim të vitit 1980, Sofia ka importuar sasi të vogla Captagon nga Gjermania Lindore, para se të fillonte prodhimin e saj, këtë herë në në një shkallë industriale dhe të paligjshme, për të përfituar para në valutë të huaj, para se regjimi të binte.

Pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, kanalet e shpërndarjes së kësaj droge dhe prodhuesit, arritën që mbijetojnë për shumë vite. Kjo drogë pastaj ra në dorën e grupeve mafioze të vendit, dhe Bullgaria njohu një rritje të madhe ekonomike deri në hyrjen e saj në Bashkimin Europian, pjesërisht prej trafikut të kësaj droge.

Që prej 2007, prodhimi i kësaj droge është spostuar në Lindjen e Mesme dhe kryesisht në Siri, dhe aktualisht është jashtë kontrollit, edhe pse një lidhje e veçantë me Bullgarinë vazhdon ende.

Ish-zyrtarë komunistë të kompanive të mëdha framaceutike dhe “ekspertë” bullgarë kontribuojnë në fakt duke udhëtuar në vendet arabe, për të vënë në përdorim aftësitë e tyre për prodhimin e kësaj droge, kundrejt shumave të konsiderueshme. Një prej tyre u arrestua në Liban, në nëntor të vitit 2014.

Marrë nga Dnevnik

Përshtati në shqip: b.l/TemA

Leave a Reply

Back to top button