Florida përballet me stuhinë “më katastrofike” në historinë e saj teksa Uragani Irma bëhet gati lëshojë forcën e tij shkatërruese, duke përfshirë erërat 200 km/orë, rreziqe kërcënuese për jetën që mund të fundosin ndërtesa dhe një bateri të përparuar të tornadoteve.
“Duhet të largoheni – jo sonte, jo pas nje orë, tani”, tha guvernatori Rick Scott në një konferencë shtypi, 12 orë përpara se cikloni të mbërrinte mëngjesin e së dielës. “Kjo është stuhia më katastrofike që shteti ka parë ndonjëherë”.
Qendra kombëtare e uraganëve amerikanë tha në përditësimin e saj të së dielës në Irma se “shakullima të rënda me tornado të fuqishme” kanë prekur tashmë jugun e Floridës. Shërbimi Kombëtar i Motit amerikan më vonë tha se era e parë me forcë uragani u vu re në Florida Keys, një zinxhir i ulët ishujsh të vegjël, pranë brigjeve jugore të shtetit. / Bota.al