Sport

Dy futbollistë shqiptar protagonist në Zvicër, bëjnë pjesë në formacionin e javës

Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti janë dy shqiptarët që shkëlqyen në fundjavë në Superligën zvicerane. Dyshja e Baselit ishte protagoniste absolute në fitoren 2-1 përballë Thun.

Xhaka ishte thjesht i shkëlqyer në mesfushë,shkruan “Blick”. Pas ndeshjes në Moskë, ku shënoi golin e parë të karrierës në Champions dhe ishte më i miri në fushë, kuqeziu bëri që prezenca e tij të ndihej edhe në duelin e së shtunës në kampionat.

Po aq i rëndësishëm ishte edhe Albian Ajeti, vëllai i vogël i Arlind Ajetit, nga i cili Christian Panuçi pret sinjale pozitive për t’iu bashkuar sulmit të Kombëtares shqiptare.

Në 11-shin e javës sipas prestigjiozes zvicerane “Blick” janë: Heinz Lindner (Grasshoppers), Yeltsin Tejeda (Lausanne), Elton Monteiro (Lausanne), Cédric Zesiger (Grasshoppers), Samuele Campo (Lausanne), Michel Aebischer (Zoung Boys), Taulant Xhaka: (Baseli), Davide Mariani (Lugano), Albian Ajeti (Baseli) dhe Mohamed Elyounoussi (Baseli).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close