Covid19

Dy lojtarë infektohen me koronavirus pak përpara rifillimit të Premier League

Një lojtar i Norwich City është një nga dy rastet pozitive të koronavirusit gjatë testimit të kryer së fundmi në Premier League, konfirmoi klubi.

Premier League, e cila është pezulluar që nga 13 mars për shkak të virusit, është vendosur të rifillojë me dy ndeshje në 17 qershor para se Norwich të luajë Southampton në ndeshjen e tyre të rifillimit në 19 qershor.

Të 20 lojtarët e klubit dhe anëtarët e stafit janë testuar dy herë në javë për COVID-19. Pas raundit të fundit më 11-12 qershor, janë gjetur gjithsej 16 raste pozitive nga gjithsej 8,687 testime./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button