Zodiak

Dy shenjat më me fat për sot, e enjte 30 gusht 2018

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot?

LUANI

Dita e sotme nuk do jetë shumë pozitive. Ka rrezik të keni debate me partnerin tuaj pasi nuk do iu pëlqejë sjella e tij kohët e fundit dhe mungesa e respektit për ju. Gjithsesi veproni me takt që gjërat mos arrijnë në ekstrem. Ju beqarët do tentoni të joshni çdo person që do ju dalë përpara dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Ambiciozë dhe aktivë në punë do arrini shumicën e gjërave që doni. Disave do iu jepet mundësia ta konsolidojnë seriozisht pozicionin që kanë tashme. Marsi do jetë në anën tuaj. Mundohuni të kujdeseni gjithë kohës për financat sepse po i latë ato pas dore situata mund të dalë jashtë kontrollit.

AKREPI

Sot vetëm pranë njerëzve të dashur do gjeni qetësinë dhe harmoninë e aq shumë dëshiruar. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni të lumtur dhe krenarë për zgjedhjen që keni bërë. Do zbuloni edhe disa detaje mjaft interesante dhe tërheqëse të partnerit tuaj. Edhe për ju beqarët dita do jetë e favorshme. Nuk do e keni problem të pranoni çdo ftesë që do iu bëhet për kafe. Në punë do jeni shumë të ngarkuar. Kolegët do mundohen t’iu kritikojnë, por mos e vrisni shumë mendjen. Tregohuni më diplomatë dhe do i bëni të tjerët t’iu dëgjojnë. Situata financiare do jetë e qëndrueshme. Do keni mundësi t’i organizoni më mirë të ardhurat.

Leave a Reply

Back to top button