Zodiak Ditor

Dy shenjat më me fat për sot, e martë 28 shtator 2021

Dy shenjat më me fat për sot, e martë 28 shtator 2021:

VIRGJERESHA

Marsi dhe Dielli do iu japin më shumë energji dhe vullnet gjatë kësaj dite. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalë për të bërë atë që dëshironi. Për ju të dashuruarit do ketë momente të veçanta në vijimësi. Do zbuloni disa tipare të reja të partnerit dhe do e dashuroni akoma më shumë atë. Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e planetëve dhe do arrini ta gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë duhet të veproni sa më shpejt që të mundeni në mënyrë që të arrini majat. Sot të gjitha rrethanat do i keni në favorin tuaj kështu që mos u mërzitni. Financat do varen nga mënyra sesi ju do veproni. Po hodhët hapa të pamenduara do keni vështirësi më vonë.

AKREPI

Më në fund falë mbështetjes së madhe të Jupiterit dhe Neptunit jeta juaj do fillojë të ndryshojë dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Ju të dashuruarit, pas një periudhe goxha delikate, do ndiheni disi më të qete. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t;i ndreqni me çdo lloj mënyre. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni realistë sepse po ëndërruat shumë mund të përballeni me zhgënjime. Në punë do keni mbështetje nga të gjithë dhe çdo plan të bërë do e realizoni me më shumë lehtësi. Po vazhduat gjatë kështu do jeni të pakonkurrueshëm. Financat do kërkojnë vëmendje dhe durim që të mbeten në gjendjen e duhur.

Back to top button
Close
Close