Histori

Dy të dhëna pak të njohura, që mund të kishin ndryshuar historinë

Kanë kaluar 105 dhe akoma zgjon kërshëri. Si është e mundur që sfida më e madhe e njeriut mbi oqean të jetë mbytur gjatë udhëtimit të saj të përurimit duke braktisur  1500 shpirtra në ujërat e Atlantikut? Si ishin ato orë tmerri ku pati momente heroike dhe fatkeqësie? Pse akoma na përndjek fantazma e tij?

Po çfarë ndodhi realisht gjatë evakuiimit të Titanikut? Filmi i kinaestit amerikan tregon pjesërisht neglizhencë nga ana e ekuipazhit të anijes dhe faktori njeri që mund të shpërthejë në momente dëshpërimi pas përplasjes me ajsbergun dhe kur uji fillon e hyn në transatlantik.

  • Dritat fantazmë dhe anija balengjuajtëse që mund të kishin evituar tragjedinë.

Historia tregon se gjatë orëve më dramatike pas goditjes me ajsbergun, një anije finlandeze që merrej me gjuajtjen e paligjshme të fokave dhe balenave po afrohej për të ndihmuar në shpëtim, por kapiteni i Samsonit, pasi pa dritat e Titanikut besonte se Roja Bregdetare e SHBA-ve u ishte vënë në ndjekje për t’i konfiskuar ngarkesën, kjo sipas autorit Nacho Montero në librin e tij “Ora dhjetë e Titanikut”. Balenëgjuajtsja  ishte tranzit që nga Kanadaja në ujërat amerikane, pa leje dhe trafikonte lëkurë fokash. Pas disa ditësh mbërritën në brigjet islandeze dhe aty e morën vesh për tragjedinë që kishin lënë pas, pa u ardhur në ndihmë. Ekuipazhi duke e ditur se mund të kishin shpëtuar pasagjerët, bënë një pakt heshtjeje që zgjati gjysëm shekulli. Henrik Naess, kapiteni i Samsonit tregoi të vërtetën kur po vdiste.

  • Ashpërsia e oficerëve.

Kur në kuvertën e Titanikut kishte pllakosur dëshpërimi, dramatizmi dhe lufta për mbijetesë, por kishte nga ata që e dinin se nëse do të vazhdonte kjo situatë gati gjysma e pasagjerëve dhe pothuaj i gjithë ekuipazhi do të vdisnin në ujërat e akullta të Atlantikut. Ekuacioni ishte i thjeshtë. Në bord kishte më pak se gjysmën e varkave të shpëtimit. Oficerët përgjegjës për këtë lloj urgjence operative dinin që duhet të vepronin me ftohtësi, por edhe me një brutalitet jo njerëzor. Pati dëshmi nga dëshmitarë të ndryshëm se si sëpatat u prisnin duart atyre që donin të ngjiteshin në varkat e shpëtimit që ishin tashmë në ujë. Të shqetësuar se ata që notonin të dëshpëruar mund të mbytnin varkat, marinarët që drejtonin duhej të prisnin me një të rënë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button