Në shtetas rus dhe një portugez, janë arrestuar në Romë gjatë fundjavës, të dyshuar për spiunim, ka njoftuar mbrëmë Eurojust, që është njësi për bashkëpunim gjyqësor e Bashkimit Evropian.
Mediat e Portugalisë kanë raportuar se shtetasi portugez kishte punuar për shërbimin e inteligjencës së Portugalisë, SIS, dhe se ishte i dyshuar se ishte agjent i dyfishtë, i cili Rusisë i jepte informacione të ndjeshme për NATO-n dhe BE-në.
Por, për këto pretendime të mediave nuk ka pasur konfirmim zyrtar, ndërsa emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar.
Prokurori i përgjithshëm i Portugalisë ka konfirmuar se ka kërkuar arrestim të dy personave, duke njoftuar se hetimet kanë sugjeruar se shtetasi portugez i ka dhënë informacione në këmbim për para “një personi të jashtëm i dyshuar se ka lidhje me një shërbim të jashtëm informativ”.
Njësia Eurojust, me seli në Hagë, tha se “rastet e spiunimit janë relativisht të rralla dhe kërkojnë zgjidhje unike”. /javanews/