“L’Equipe”, në numrin e saj të sotëm, nuk ka dyshime. Florentino Perez ka vendosur që t’ia besojë Casa Blanca-n Zinedine Zidane. Rafa Benitez, pavarësisht përgënjeshtrimeve publike, e ka humbur tashmë besimin në dhomat e zhveshjes dhe mbetet vetëm të vendoset koha e ndryshimeve në bankinë. Zidane do të jetë me siguri traineri i Realit të Madridit sezonin e ardhshëm, por mundet që të ndodhë që në javët e ardhshme. Fati i Rafa Benitezit duket i vendosur./Bota.al
Less than a minute