Letersi

“E beftë ardhja jote”. Poezi mbi vetminë dhe mallin, që ia vlen ta lexoni…

Tek ecje si zvarritja e vonesës së viteve
kur koha shtrin harresën mbi ne të dy,
u dergjëm larg, sa larg syrit të përmalluar,
larg dhembjes që vragë të shumta la
pas refleksesh rozë të kohëve të shkuara
ndonëse, për dashuri u betuam.

Ti ike dhe pas vetes le vetëm erë malli!

Ecja si e dehur mbi gjurmët e lëna dikur,
me trishtimin mbërthyer në mua,
me valixhen pikëllim stërmbushur,
copëza letrash nga kundërshtitë gërvishtur.
E tëra i përngjet një stine pa gjallëri,
në arkën e kujtimeve, dehje e marrëzi.

Kur ti ike, pas vetes le vetëm erë malli!

E dija, e ndjeja ardhjen tënde të beftë!
Atë ditë, papritur u ngjize në mua,
padron u ndjeve i imazhit tim të gjymtuar,
mbetur kujtim i zverdhur në sirtarin e vjetruar.
Krejt u mbyll veç me ca letra të djegura,
ëndjesh të ndrydhura e fjalësh të përhedhura.

Më pas, ti ike, kudo mbretëroi erë malli!

Leave a Reply

Back to top button