Dëshira e shumë prej nesh në festat e fundvitit është të pushojë dhe të kënaqet duke parë filma. Për këtë arsye, ne kemi shkruar një listë me pesë nga filmat më të pëlqyer për t’u parë gjatë festave të fundvitit. Listën e kemi kontrolluar më shumë se dy herë për t’ju sjellë pesë filmat që vërtet ia vlen t’i shohë ccdo person, pavarësisht moshës.
- Elf
Ky film i vitit 2003 është një ndër më të pëlqyerit, për arsye se shikuesit asnjëherë nuk ndihen të lodhur nga humori i Will Ferrell në rolin e elfit, i cili në fund të filmit arrin ta takojë të atin e tij.
- The Santa Clause
Sicc e thotë edhe emri, ky film është tipik për festat e fundvitit. Në vitet 1990 Tim Allen ishte një legjendë e botës së televizionit dhe në vitin 1994, ai nis të sillet përpara kamerës si një baba që aksidentalisht shndërrohet në babagjyshin e vitit të ri.
- Love Actually
Filmi “Love Actually” mund të shihet në ccdo stinë. Është shumë i pëlqyer jo vetëm për shkak të përmbajtjes, por edhe për shkak të aktorëve mjaft të njohur të përfshirë në të, si Richard Curtis, Keira Knightley, Liam Neeson etj.
- Home alone
Ky është filmi që i dha suksesin më të madh Macauley Culkin. Është ndër më të ndjekurit në periudhën e Krishtlindjeve dhe trajton frikën e një djali të vogël nga hajdutët gjatë kohës që prindërit nuk janë në shtëpi.
- Frozen
Ky film vizatimor bëri bujë në momentin që doli, aq sa shumë fansa kërkonin një Frozen 2 si film pasues, por që ende nuk është realizuar. Aventurat e Elsës me motrën e saj Ana, si dhe me Olafin, njeriun prej bore që ato e krijuan së bashku, kanë mjaftuar për të rrëmbyer zemrat e të gjithë shikuesve. / Bota.al