Është një nga çrregullimet e epokës së re e cila na erdhi me teknologjinë e re. Sot do ju zbulojmë më saktësisht se çfarë është nomofobia. Nomofobia më saktësisht nënkupton frikën që të ndodheni në vend publik pa celularin tuaj, dhe më së shpeshti paraqitet tek nxënësit e shkollave të mesme. Nëse nuk mund të largoheni nga shtëpia pa celularin tuaj, nuk shkoni pa të as në tualet apo në vrapim atëherë vuani nga nomofobia. Shkenca ka trajtuar fenomenin në të cilin njerëzit nga mbarë bota manifestojnë simptome të stresit mendor, normë të rritjes së rrahjeve të zemrës, shuplaka të djersitura dhe të tjera, të cilat paraqiten kur ju mungon celulari apo janë në një vend ku nuk mund ta përdorin atë.
Edhe pse duket e pakuptimtë mirëpo ky problem mund të jetë mjaft i madh kur bëhet fjalë për fëmijët e moshës së adoleshencës, andaj mos e injoroni. Ndoshta problemi është në shprehjen sepse fobi zakonisht d.t.th “frikë irracionale”, ndërsa sulmi nga ankthi që paraqitet kur ndodheni diku pa celularin tuaj është një ndjenjë disi e kuptueshme. Nëse mendoni se edhe ju vuani nga nomofobia atëherë përcjellni shenjat e mëposhtme:
Kurrë nuk mund ta fikni celularin.
Mesazhet, thirrjet e humbura dhe emailat i kontrolloni në mënyrë posesive.
Rregullisht karikoni celularin që mos të mbeteni pa bateri.
Kurrë nuk shkoni në tualet pa celularin tuaj.
Në kërkimin e bërë në Britani mes 1000 të anketuarve, 66% kanë pranuar se ndjejnë frikë nëse në vendet publike ndodhen pa celular, ndërsa shumica e të anketuarve ishin të moshës 18-24 vjeçare; 77% kanë pranuar se pa celular mund të qëndrojnë disi vetëm disa minuta dhe në atë rast mosha e të anketuarve ka qenë pak më e vjetër 25-34 vjeçare.
Statistika tregon se mesatarisht njerëzit e kontrollojnë celularin 34 herë në ditë, ndërsa 75% e pronarëve të celularëve i përdorin ato edhe në banjo. Në vitin 2008 është konstatuar se 13 miliona njerëz anë e mbanë botës vuajnë nga nomofobia, që do të thotë se sot ai numër është tejet më i madh. Ekspertët tregojnë se nëse dëshironi të ndjeheni të sigurtë dhe mos të peërjetoni sulme të panikut duhet të mbani karikues me vete, ndërsa në qoftë së doni të liroheni nga kjo frikë totalisht atëherë duhet të ndërmerrni disa masa drastike.
Si për fillim fikni celularin për një orë gjatë kohës kur jeni në shtëpi, vendoseni diku dhe largohuni nga ai. Ditën e ardhshme përsëriteni të njejtën gjë mirëpo në dy orë dhe vazhdoni ashtu derisa të liroheni nga frika.
Një herë nëse liroheni nga ankthi do të ndjeni lehtësim dhe më pak stres, do të filloni të ndjeni kënaqësi në qetësinë që nuk do ua prish cingërima e celularit.
2 minutes read