Enciklopedike

E dini pse befasia është ajo që na bën të kuptojmë botën?

Një numër në rritje studimesh tregon se surpriza është emocioni që, duke thyer modelet, na ndihmon për të kuptuar botën. Edhe Sigmund Freud, në esenë e tij “Përtej parimit të kënaqësisë”, tregon se e ka menduar duke vëzhguar nipin e tij 18 muajsh, kur kishte për qëllim që të kuptonte funksionimin e të ashtuquajturës “lojë e rrotës”.

Në praktikë, babai i psikoanalizës kuptoi se ne të gjithë kemi tendencë që të përsërisim veprimet që na ndihmojnë për të ndërtuar një kuadër të realitetit dhe të parashikojmë se çfarë do të ndodhë. Dhe motori i kësaj sjellje është dëshira për t’u habitur.

Përvojat dhe besimet tona, në fakt, krijojnë në mendjet tona modele mjaft të sakta, ku ne priremi që të parashikojmë ngjarjet e ardhshme. Por, nëse ndodh diçka që bie në kundërshtim me këto modele, në qoftë se një ngjarje bie në kontrast të fortë me një siguri se ndoshta e kemi prej disa kohësh, atëherë këtu nis befasia, që më pas bëhet çelësi për korrigjimin e ideve tona dhe mësuar gjëra të reja.

Pra, pas këtij emocioni që zgjat shumë pak, parashikimet tona do të jenë më të sakta dhe modeli ynë i botës do të përmirësohet. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button