Një grua është rrahur për vdekje nga turma në qytetin verilindor të Bauchi, pasi ajo dyshohej se do të hidhte veten në erë, policia dhe dëshmitarët kanë konfirmuar rastin.
Femra, e cila mendohet të jetë një adoleshente, u sulmua pasi nuk pranoi të kontrollohej në hyrje të një tregu.
Më pas, asnjë mjet shpërthyes nuk i është gjetur viktimës.
Një seri shpërthimesh vetëvrasëse kanë ndodhur në veri të Nigerisë, për të cilat gjithmonë janë fajësuar militantët e Boko Haram, të cilët kërkojnë të vendosin ligjet islamike në të gjithë vendin. Dëshmitarët kanë thënë se viktima, pasi ishte rrahur brutalisht, ishte spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Një prej zyrtarëve vendas e përshkroi vrasjen si një “veprim të kryer nga një turmë e zemëruar”.
1 minute read