BotaMAIN

E FUNDIT! Trump do të shpallë marrëveshjen me Ukrainën sonte para Kongresit

Donald Trump shpreson të shpallë një marrëveshje me Ukrainën sonte përpara Kongresit, sipas Reuters. Më herët, Volodymyr Zelensky deklaroi se është “koha për të rregulluar gjërat”, pas përplasjes së tij me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas burimeve të Reuters, SHBA dhe Ukraina do të firmosin marrëveshjen e shumëpërfolur për mineralet.

Tre burime konfirmojnë se Trump i ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron të shpallë marrëveshjen gjatë fjalimit të tij në Kongres më vonë sonte.

Marrëveshja u pezullua për një kohë të pacaktuar javën e kaluar, pas vizitës katastrofike të Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë, e cila u përshkallëzua në një situatë kaotike mediatike, pasi JD Vance dhe Trump sulmuan verbalisht liderin ukrainas. / bota.al

Back to top button