Punëtorët në Katalonjë kanë bërë një grevë të përgjithshme, ndërsa protestat bllokuan rrugët kyçe pas goditjes brutale të qeverisë spanjolle, në referendumin e pavarësisë së së dielës.
Pamjet tregonin policinë duke rrahur votuesit dhe duke gjuajtur me plumba gome në turmë të dielën, gjatë përleshjeve që lanë më shumë se 800 të plagosur, sipas qeverisë së rajonit.
Transporti publik i Barcelonës po funksionon me më pak se gjysmën e kapacitetit sot, dhe porti i saj ishte “praktikisht i ndalur”, siç raportonte nga Tarragona, La Vanguardia.
Edhe fermerët gjithashtu e kanë ndalur krejt aktivitetin ndërsa shumica e rrugëve janë bllokuar. / Bota.al