Nga Matt Martin
E shtrirë nga Kanadaja në Australi, por e përqëndruar në Kalabri të Italisë, Ndrageta është një Mafia globale. Ajo është cilësuar si një oktapod, sepse kudo bëhen para, do të gjesh tentakulat e saj. Policia nuk ka qenë në gjendje të kuptojë këtë mafie të çuditshme dhe ritualistike, ndërsa një prokuror i Floridas në SHBA e ka krahasuar organizatën me “anën e padukshme e të errët të Hënës”. Kudo që ka një krizë, Ndrageta do të jetë atje për përfitime, duke shkatërruar rrugës jetë njerëzore dhe mjedisin. Sot, Ndrageta është organizata më e madhe kriminale në botë, me të ardhura vjetore që i tejkalojnë ato të “McDonalds” dhe “Deutsche Bank”, të marra së bashku.
Nga fillimet si protomafia, deri tek anashkalimi dhe “perëndimi” i Cosa Nostra-s. Struktura si shoqëritë sekrete të mesjetës dhe vrasjet e nderit. Mali i shenjtorëve dhe kundërvënia ndaj papës. Ja disa prej gjërave që (ndoshta) nuk i dinit për ‘Ndraghetan…
[real3dflipbook id=”633″]