Ka njëzet vjet që ti mungon
Zbrazëtirën asgjë s’e mbush
Në tryezën e gëzimit a të brengës sonë
Ka një vend ku nuk ulet askush
Në aeroport të Rinasit nga ike
Pistat janë të shtruara gjithnjë
Të gjithë avionët ty të marrin
Por pas s’të kthen asnjë.
Veç mes gjëmimit të motorëve
Duralumini ndrit, drithëron,
Zëri gjëmuer dhe buzëqeshja jote
Vijnë një çast dhe prapë shkojnë…