Bota

E rrethuar nga NATO, Rusia “gjen zgjidhje: I lëshon tanket nga ajri (FOTO)

NATO ka treguar forcën e saj me anë të tankeve, gjatë stërvitjes së organizuar në Gjermani, ndërsa në anën tjetër edhe Rusia ka bërë thuajse të njëjtën gjë. Austria mori vendin e parë në “Strong Europe Tank Challenge 2017”, ku pjesëmarrës ishin edhe SHBA, Ukraina, Gjermania, Polonia dhe Franca. Një vit më parë, ishte Gjermania që u rendit e para. Organizuesit e “Strong Europe Tank Challenge 2017” thanë se, sfida ka si synim edhe nxitjen e shpirtin konkurrues dhe bashkëpunues mes palëve, për të shkëmbyer përvojën.

Kjo stërvitje u zhvillua përgjatë pesë ditëve në terrenin ushtarak të Grafenëoehr në Gjermani. Në anën tjetër, trupat e Vladimir Putin zhvilluan një stërvitje duke praktikuar lëshimin e tankeve me anë të parashutave në fushë beteja. Stërvitje u zhvillua në bazën ajrore të Dyagilevo.

Leave a Reply

Back to top button