Kur Cari Nikolla II dhe familja e tij u vranë brutalisht nga ushtarët bolshevikë në vitin 1918, bota mbeti e tmerruar. Megjithatë pas vrasjes, dolën shumë zëra se vajza më e vogël e carit, Grand Dukesha Anastasia, mund të kishte shpëtuar.
Shumë gra u shfaqën më vonë duke pretenduar identitetine saj. Më e famshmja ishte Ana Anderson, mbi të cilën u bazua dhe filmi i vitit 1956, “Anastasia”. Arratia e saj u duk si gjë e mundur kur, në vitin 1991, u gjetën trupat e vetëm tre nga katër vajzat e Carit.
Edhe sot ekzistojnë shumë teori në lidhje me fatin e Anastasias. Fatkeqësisht, ajo që shumë njerëz nuk e dinë, është se trupi i vajzës së katërt të Romanovëve u zbulua në vitin 2007, duke i lënë një herë e mirë të prehen të gjithë shpresat për një mbijetesë të mundshme të saj./Bota.al