Përfundimi i autopsisë për vrasjen e një prej aktorëve më të famshëm turq, Vatatn Sasmaz ka nxjerrë në pah një fakt të tmerrshëm: Ai u vra nga ish e dashura e tij Filiz Aker.
Ngjarja që ndodhi në 27 gusht tronditi botën e televizionit dhe kulturës në Turqi.
Ekspertiza ligjore zbuloi një sasi të madhe alkooli dhe ilaçesh që jepen për të sëmurë psikikë, në gjakun e Aker.
Ekspertët konkluduan se ish e dashura e aktorit të famshëm vuante nga probleme të rënda psikike, dhe është ajo që e ekzekutoi Sasmazin, para se të kryente vetëvrasje. / Bota.al