Horizonti.al

Edhe një herë për Super Hënën: Ja 10 gjëra që besohen, por që nuk janë të vërteta

Screen Shot 2015-08-29 at 4.39.21 PM

1 Super Hëna ndikon në mbushjen e shisheve të verës.

E pavërtetë. Për të demonstruar saktësinë, mund të provoni vetë eksperimentin e futjes të sasive të verës në dy periudha të ndryshme dhe më pas të shihni dallimin. Këshillë: Mos u kufizoni me një eksperiment. Ligji i numrave të mëdhenj në statistikë, pohon se rezultati që do të merrni do të jetë më i besueshëm, sa i madh të jetë numri i verifikimeve eksperimentale.

2. Hëna ndikon në bimët dhe mbjelljen.

E pavërtetë. Nuk ka bazë shkencore. Bëhet fjalë për një mit që i ka rrënjët në të kaluarën e largët, kur fshatarëve u duhej me patjetër të besonin në ciklet periodikë, për t’u kujtuar. Sot, me kulturën në serra e madje edhe në hapësirë, këto besime popullore nuk kanë më shumë kuptim për të “mbajtur rrënjë”.

3. Të presësh flokët me gjysmëhënë favorizon rritjen e flokëve.

E pavërtetë. Tërheqja hënore është shumë e dobët për të patur efekt mbi kokat tona dhe nuk ka asnjë provë që mund të ndikojë në ciklet tona hormonale.

4. Gjatë netëve me Hënë të plotë, pjelloria rritet.

E pavërtetë. Lindjet dhe mbetjet shtatzënë ndodhin njësoj gjatë të gjithë ciklit hënor, sic mund të shihet fare mirë nga statistikat.

5. Gjatë netëve me SuperHënë, ka më shumë episode agresiviteti dhe dhune.

E pavërtetë. Studimet janë jokoherentë, dhe për cdo studim që e konfirmon, ka një tjetër që e përgënjeshtron.

6. Hëna ndikon në shqetësimet mendore. (Prej këtu buron fjala lunatik).

E pavërtetë. Besimet se Hëna ka ndikim në psikikën njerëzore janë të përhapur. Shembulli më i njohur popullor është ai i njeriut ujk, dhe fenomeni i likantropisë, një mit të cilin e ka përdorur shumë folklori, me histori njerëzish që transformoheshin në ujq gjatë ditëve me Hënë të plotë. Megjithatë, në literaturën psikiatrike, asnjë studim shkencor nuk ka arritur ndonjëherë të vërë në lidhje fazat Hënore me shqetësimet mendore.

7. Efekti i Hënës më të madhe në horizont shpjegohet me efektin e Ponzos.

E pavërtetë. Iluzioni i shpjeguar në vitin 1913 nga Mario Ponzo, shpjegon efektin në perceptim të objekteve me të njëjtat dimensione, por në distanca të ndryshme. Efekti i Hënës më të madhe në horizont, sipas disave, shpjegohet me krahasimin me objektet e panoramës që e rrethon. Por ka një problem: prej shekujsh, marinarët në dete të hapur kanë iluzionin hënor, pa patur objekte në plan të parë. Një fenomen i kuptuar disa shekuj para Ponzos, aq sa matematicieni i madh, Euleri, tek “Letra një Princeshe”.

8. Supe Hëna mund të shkaktojë tërmete.

E pavërtetë. Pohimi nuk ka bazë shkencore.

9. Sinkronizimi mes ciklit menstrual dhe atij Hënor.

I pavërtetë. Kjo është një prej legjendave më të përhapura. Cdo grua e di që nuk funksionon kështu.

10. Hëna mund të ndikojë në lindjet.

E pavërtetë. Shkenca pohon mungesën e provave statistikore, që të lidhin fazat hënore me lindjet. Edhe këtu bëhet fjalë për një besim të përhapur popullor./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button