Pablo Escobar, një nga kriminelët më famëkëqinj në histori, u vra në vitin 1993. Megjithatë njerëzit akoma edhe kësaj dite druhen nga vrasësit e tij.
Këtë herë nuk bëhet fjalë për njerëz, por për hipopotamë. Mbreti i Kokainës i mbante kafshët që peshojnë tre ton si pjesë e një mbretërie kafshësh që kishte ngritur në fermën e tij.
Dhjetëra hipopotamë janë arratisur nga ferma dhe po terrorizojnë banorët në këtë zonë. Fëmijët thonë se kanë dy javë që jetojnë me frikë pasi një prej kafshëve është parë në rrugë.
“Është e tmerrshme të dëgjosh ulërimat e fëmijëve,” tha një banore. Escobar bleu katër hipopotamë – një mashkull dhe tre femra – në një kopsht zoologjik në Kaliforni.
Numri i hipopotamëve është rritur ndjeshëm dhe tashmë janë mbi 60 të tillë. Kjo është tufa e tretë më e madhe jashtë Afrikës. Hipopotamët janë një nga kafshët më të rrezikshme në planet.
Ata janë vrasësi numër një i njerëzve në Afrikë. Zyrtarët kolumbianë shpresojnë ta zgjidhin këtë problem me anë të kastrimit. Por ky është një opsion i vështirë pasi duhet kryer manualisht dhe testikujt e meshkujve janë të fshehura brenda në trup. Deri më tani janë kastruar vetëm 4 hipopotamë. Hipopotamët janë seksualisht aktivë nga mosha 7 deri në 9 vjeç për meshkujt dhe 9 deri në 11 vjeç për femrat. Por hipopotamët e Escobar bëhen seksualisht aktivë që kur janë tre vjeç.