Kurba e koronavirusit në Turqi po fillon të bjerë dhe vendi synon të kthehet në jetën normale pas muajit të Ramazanit, i cili përfundon në fund të majit, mësohet të ketë thënë presidenti Tayip Erdogan, raporton Anadolu.
“Ne synojmë të arrijmë respektimin maksimal të masave gjatë muajit të Ramazanit dhe, me dëshirën e Zotit, një rikthim në jetën normale për vendin tonë pas festës,” tha Erdogan, sipas Reuters.
Njoftimi vjen ndërsa shpërthimi i Covid-19 në Turqi deri më tani ka shënuar 90.981 raste pozitive, duke kapërcyer Kinën dhe për t’u bërë vendi i shtatë më i prekur në botë.
Deri më tani janë regjistruar 2.140 vdekje. Sidoqoftë, analiza nga të dhënat e New York Times për vdekjet në Stamboll tregon se qyteti ka parë një kërcim prej 2,100 vdekjesh më shumë sesa pritej, në katër javët e fundit, duke sugjeruar se shpërthimi i koronavirusit mund të jetë shumë më i keq se sa thuhet./bota.al/