Analiza

Egjipt drejt një modeli koreano-verior?

Çensurë, nxitje e spiunimit, pushtet absolut i presidentit dhe kontroll akoma më i fortë i ushtrisë mbi ekonominë janë karakteristikat e regjimit të ri

Al-Modon, Beirut

al-sissi

Pushteti egjiptian vlerëson se situata është mjaftueshmërisht e rëndë në vend duke mos u kënaqur më me “luftën kundër terrorizmit”. Tashmë kjo  është një “luftë për ekzistencë”.
Por për të diskutuar mbi këtë konflikt, presidenti Al-Sissi nuk i ka kushtuar shumicën e mbledhjeve të tij me ushtarakët. Sigurisht ai nuk ka asgjë për t’i qortuar ata. Ai ka thirrur gazetarët për t’u thënë atyre që mund të punojnë më mirë.
Duhet bërë me dije se Al-Sissi nuk heziton të takojë drejtorët e medias, dhe se presidenca ndjek nga afër gjithshka që shkruhet në gazeta dhe thuhet në televizione.
Meqënëse është një luftë ekzistence, gazetarët të njohur për shërbimet luajale që i bëjnë shërbimeve të sigurimit, janë mobilizuar për një makartizëm të një lloji të ri, që konsiston në denoncimin e kolegëve të tyre.
Prezantuesi Oussama Kamel, i kanalit televiziv Al Kahera Wal Nas (Kajro dhe njerzit), u shfaq në televizion duke “treguar” disa drejtues të faqes së internetit  të gazetës Al-Masri Al-Youm, që i përket të Vëllazërisë Myslimane.
Mustafa Bakri [i cili del  shpesh në televizion si komentator politik] shkon më larg akoma, duke denoncuar një “kollonë të pestë” në mediat, me listën e gazetarëve që duhen mbështetur.
Al-Sissi dëshiron që të gjithë të mbyllin sytë, për të mos dëmtuar “unanimitetin tonë të bukur”, dhe këndon me pasion dhe gëzim: “Ne do të ndërtojmë shtetin. Dhe ai nuk do të shëmbet si në Siri apo në Irak”. Për të frikësuar shoqërinë, mediat pro Al-Sissi kanë arritur me sukses t’i bëjnë të ëndërrojnë egjiptianët  për një shtet të fortë si ai i Koresë së Veriut. 
Zgjedhjet e shtyra
Asnjë media egjiptiane nuk ka folur për atë çka ndodh në kufirin midis Egjiptit  dhe Rripit të Gazës, sidomos në Gaza, sidomos në Rafah, ku mijëra banorë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre për të krijuar një no man’s land midis Gaza-s dhe Egjiptit. Në të kunfdërt, një e përditshme egjiptiane ka hapur faqet e saj me një debat midis dy “intelektualëve” – që të dy admirues të Al-Sissi – “dobinë e holokaustit”, si një eksperiencë suksesi e luftës kundra terrorizmit.
Qëllimi është që të dini nëse është e mundur të zbatohet kjo recetë për të eliminuar Vëllazërinë Myslimane.
Zgjedhjet legjislative për të rinovuar Parlamentin e shpërndarë qysh në qeshor të vitit 2012 janë shtyrë nga dita në ditë. Përse të kemi një Parlament, duke qënë se është presidenti i cili i shpall ligjet, qofshin ato antikushtetuese.  Asnjeri nuk do t’i shqyrtojë, as dhe do t’i kundërshtojë. Fusha politike është e mbyllur me dry dhe ka vetëm një person që e mban çelësin e saj: Abdelfattah Al-Sissi.
Çdo ditë mësojmë që ndërmarrjet që i përkasin ushtrisë fitojnë kontrata. Duke filluar me dhënien e lejes së katërt të telefonisë celulare dhe deri në ndërtimin e më shumë se pesëqind qendrave të rinisë dhe stadiumeve në të gjithë vendin.
Ushtria zotëron veçse një kafshatë të ekonomisë kombëtare. Dhe roli i sektorit privat vazhdon të jetë i kufizuar me nën kontraktorët e ushtrisë. Ushtarakët në Egjipt kanë investuar në të gjithë sektorët, nga prodhimi i biskotave, deri në  ekzekutimin e kantierëve të mëdhenj të infrastrukturave.
Edhe rrugët dhe universitetet janë nën kontrollin e ushtrisë qysh kur Al-Sissi ka vendosur se çfarëdo dëmi për çdo pronë të shtetit duhet të jetë konsideruar si një sulm kundra ushtrisë, gjë që don të thotë se personat e fajësuar për të tilla fakte munden të transferohen përpara gjykatave ushtarake.
Çfarë të bëjmë? Si të ngrejmë kokën? Pushteti egjiptian u bie borive drejt modelit koreano-verior dhe propozon alternativa: Jini terroristë, ose viktima të terrorizmit, përndryshe largohuni!
s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button