Bota

EgyptAir 804: Stjuardesa kishte postuar një fotografi të çuditshme, të një avioni duke u rrëzuar në det

Screen Shot 2016-05-21 at 08.48.05Një stjuardesë e cila dyshohet se ka vdekur pasi avini i Egyptair u rrëzua në detin Mesdhe, kishte postuar këtë fotografi të çuditshme në faqen e saj në Facebook, të një avioni që rrëzohej në det. Fotografia tregon një stjuardesë që del nga deti me valixhe në dorë, ndërsa në sfond shfaqet një avion që rrëzohet në det. Fotografia është bërë “share” në Facebook nga Samar Ezz Eldin, që besohet se ka qenë një prej pjesetareve të ekuipazhit në avionin e rrëzuar. Ekspertët thonë se avioni u rrëzua në det, teksa udhëtonte nga Parisi për në Kairo, pas një sulmi terrorist.

Fotografia tregon avionin me hundën në ujë, dhe një stjuardesë që del nga deti me një valixhe në dorë.

Ajo ishte postuar nga Ez Eldin në Facebook në shtator 2014 – dy muaj pas rrëzimit të avionit MH17 në Ukrainë.

Të 66 pasagjerët dhe ekuipazhi i Egyptair 804 mendohet të kenë vdekur. Para rrëzimit nuk pati asnjë sinjal alarmi nga avioni egjptian./bota.al

Leave a Reply

Back to top button