Merrni një grusht rërë në shkretëtirën tuaj. Futeni në një shishe. Dhe me të shkoni të blini një nga tre futbollistët më të pëlqyer të planetit. Këto janë në vlerë absolute, termat e blerjes së brazilianit Neymar nga Paris Saint-Germain. Pak kohë më parë qarkullonte një gjysmë anektodë, që thoshte se për Mansur bin Zayd Al Nahyan, pronarin e Manchester City, blerja e belgut De Bruyne për 87 milionë Euro, është si pica me një birrë e një punëtori, i cili ka një llogari bankare prej 500 mijë eurosh.
Imagjinoni një operacion si ai i brazilianit Neymar. Një operacion prej 550 milionë Euro, ekuivalenti i një numërimi të yjeve. E frikshme si shifër. Por, ka edhe një “por”. Nëse ju ka ndodhur të takoni dikë që dhuron para, na e prezantoni. Nuk e bëjnë këtë as sheikët, që mund të jenë edhe alienë, por nuk kanë unazë në hundë. Mëposhtë, një llogari e lëvizjes së fundit dhe sa të ardhura do të sjellë ajo shishe me rërë.
100 MILIONE
Në përgjithësi npër Evropë, nuk janë shumë në modë, si në Itali, kioskat që shesin fanela futbollistësh për dhjetë Euro. Kështu, që në krye të herës, operacioni Neymar vlen globalisht nga 50 deri në 100 milionë Euro në vit, vetëm falë marketingut.
30 MILIONE
10 milionë Euro rritje të ardhurash nga shitja e biletave në Parkun e Princave, mbase as nuk ia vlen të përmenden. Megjithatë, ia vlen t’u hedhësh një sy zërit të sponsorëve. Për shembull partneriteti i PSG me Nike vlen afro 30 milionë Euro. Kontratë që skadon vitin tjetër. Duke llogaritur që kontaktet sociale janë një prej parametrave themelore, rinovimi do të jetë diku tek 100 milionë. Aq sa marrin për logot e tyre Barcelona dhe Reali i Madridit.
Të drejtat televizive
Deri tani të drejtat e imazhit të futbollistëve në klubet franceze ishin të lira. E lehtë të imagjinosh që, nga sot e tutje, në Paris do të kopjohet modeli që presidenti De Laurentiis ka futur tek Napoli. Këtu nuk mund të fusim shifra. Të drejtat televizive të kampionatit francez në Brazil i ka sot rrjeti Espn Brazil. Dhe kontrata skadon vitin e ardhshëm. Parashikohet një betejë me goditje të forta se kush do të nxjerrë para nga e gjithë Franca.
30 MILIONE
Djaloshi. Po, Neymari. U prezantua në Parc de Prince duke thënë se lumturia vlen më shumë se paratë. Shumë e vërtetë. Pastaj, nëse me një të rrahur të krahëve paga jote shkon nga 15 në 30 milionë Euro në vit, sigurisht që do të lodhesh më pak për të bërë pazarin…
Testimonial
Disave nuk u ka shpëtuar asociimi mes emrit të djaloshit të artë, si dhe fjalëve ISIS, Katar dhe Paris. Vendi, organizator i shumëdiskutuar i botërorit të ardhshëm në 2022 është i dyshuar për lidhje me radikalë islamikë. Neymar është pra një dhuratë që Katari do ta përdorë për imazh. Këtu të ardhurat ekonomike/politike janë të mëdha, sado të pakuantifikueshme. Atëherë? Presim që ndonjë manjat kinez të bëjë të njëjtën gjë me ndonjë lojtar luksi.
26 milionë
Babai i Neymar ka nisur të fitojë para nga i biri që kur ky ishte 13 vjeç. Tani ka mbërritur këtu: në një javë arkëtoi 26 milionë të parashikuar nga kontrata për firmën e rinovimit. Dhe tani 30 milionë nga PSG si komision. Dhe mbani parasysh që djaloshi as në banjë nuk shkon pa miratimin e babait. / Bota.al