Ekonomia e Britanisë së Madhe u tkurr me një shifër rekord prej 20.4% nga marsi në prill pasi vendi e kaloi muajin në një mbyllje totale për shkak të koronavirusit, këto të dhëna priten të jenë fundi i përplasjes para një shërimi të gjatë dhe të ngadaltë.
Me një ndër rëniet më të thella në historinë e Britanisë, Zyra për Statistikat Kombëtare gjithashtu tha se ekonomia u tkurr me 24.5% krahasuar me Prillin e vitit të kaluar. “Kur mbledhim Prillin dhe Marsin së bashku ekonomia është 25% më e vogël. Ekonomia e Prillit është e të njëjtës madhësi si ajo e 2002”, tha staticienti i ONS Rob Kent-Smith në Twitter.
Banka e Anglisë dhe zyra e buxhetit të vendit kanë paralajmëruar se këtë vit Britania mund të shkonte drejt recesionit të saj më të thellë në tre shekuj. “Në përputhje me shumë ekonomi të tjera në mbarë botën, koronavirusi do të ketë një ndikim të fortë në ekonominë tonë,” tha ministri i financave Rishi Sunak. France 24 / bota.al