Ekonomi

Ekonomia po rihapet. Por shkurtimet e vendeve të punës vazhdojnë të rriten

Edhe pse pjesë të ekonomisë globale po rihapen, ndërmarrjet po pushojnë dhjetëra e mijëra punëtorë – një shenjë e dëmit të bërë nga muajt e mbylljeve dhe ndikimit të vazhdueshëm të masave distancuese sociale për shkak të Covid-19.

Cfarë po ndodh: Prodhuesit e makinave dhe linjat ajrore njoftuan një valë të shkurtimeve të vendeve të punës këtë javë, duke nënvizuar potencialin për një shërim të gjatë dhe të ashpër. Renault tha të Premten se do të shkurtonte 14.600 vende pune, si pjesë e një rregullimi të madh për të zvogëluar kostot dhe për të ndihmuar prodhuesin francez të mbijetojë nga pandemia. Rreth 4,600 pozicione do të eliminohen në Francë dhe 10,000 më shumë në tregje të tjera.

Masa pason njoftimin e EasyJet të enjten që po planifikon të zvogëlojë fuqinë e saj të punës deri në 30%. Kjo mund të nënkuptojë humbjen e 4500 vendeve të punës. EasyJet nuk pret që nivelet e kërkesave që kishin në vitin 2019 të arrihen përsëri deri në 2023. Kjo prek edhe prodhuesit e aeroplanëve. Boeing shkarkoi 6.770 punëtorë këtë javë, pjesë e një plani për të zvogëluar 16,000 punë në total për shkak të rënies së shpejtë të trafikut ajror. “Uroj që të kishte ndonjë mënyrë tjetër,” tha CEO Dave Calhoun në një mesazh për punonjësit.

Qeveria amerikane tha të enjten se 2.1 milion njerëz të tjerë paraqitën javën e kaluar aplikimin për asistencë papunsie, duke e cuar numrin e përgjithshëm të amerikanëve që kanë bërë aplikime për të përfituar nga paketat e papunësisë për herë të parë që nga mesi i marsit në më shumë se 40 milion.

Shumë më shumë humbje të vendeve të punëve priten në muajt në vazhdim. Pandemia ka krijuar disa vende pune; Amazon tha të enjten se do t’u ofrojë punë me kohë të plotë 125,000 punonjësve të përkohshëm, për t’iu adresuar një rritje të kërkesës për dërgesa. Por kjo nuk është e mjaftueshme për të kompensuar tsunamin e pushimeve nga puna të përjetuara muajt e fundit. CNN / bota.al

Leave a Reply

Back to top button