Një rrymë e ftohtë nga Arktiku që është pagëzuar me emrin “Ekspresi Siberian” mund të thyejë rekordet dhe të lërë miliona amerikanë duke u dridhur, sidomos në Jug, gjatë ditëve të ardhshme. Temperaturat mund të arrijnë nivele rekord në vende si Nashville, ku mund të arrijnë në -4 gradë (rekordi ka qenë 5 gradë ne vitin 1958) dhe Ashville, në Karolinën e Veriut, ku mund të arrijnë -1 gradë (rekordi më i ulët ka qenë 7 gradë edhe ky në vitin 1958). Edhe në Arkansas amerikanët kanë vuajtur prej ndërprerjeve të energjisë të shkaktuara nga dëbora dhe stuhitë e akullit që këtë javë përfshinë të gjithë Bregun Lindor.
Less than a minute