Enciklopedike

Ekuacionet “më të bukur” në botë: Relativiteti i përgjithshëm

Screen Shot 2016-06-13 at 12.14.41Ekuacioni më lart është formuluar nga Albert Ajnshtaini, si pjesë e teorisë së tij të relativitetit të përgjithshëm, në vitin 1915. Teoria revolucionarizoi mënyrën se si shkencëtarët e kuptonin gravitetin, duke e përshkruar forcën si strukturën mbështjellëse të hapësirës dhe kohës.

“Eshtë ende mahnitëse për mua, se si një ekuacion i tillë matematikor mund të përshkruajë hapësirë-kohën”, thotë astrofizikani i Institutit Hapësinor të Shkencave Europiane Mario Livio, i cili e konsideron këtë ekuacion si të preferuarin e tij. “I gjithë gjenialiteti i Ajnshtainit është i mishëruar në këtë ekuacion”.

“Ana e djathtë e ekuacionit përshkruan përbërjen e energjisë në universin tonë (duke përfshirë energjinë e errët e cila shkakton nxitimin aktual kozmik)”, shpjegon Livio. “Ana e majtë e tij përshkruan gjeometrinë e hapësirë-kohës. Barazimi pasqyron faktin që në relativitetin e përgjithshëm të Ajnshtainit, masa dhe energjia përcaktojnë gjeometrinë, dhe njëkohësisht kurbën, që është nëj manifestim i atij që ne e quajmë gravitet”.

“Eshtë një ekuacion shumë elegant”, thotë Kyle Crammer, fizikan në Universitetin e Nju Jorkut, duke shtuar se ekuacioni zbulon marrëdhënien mes hapësirë-kohës dhe materies e energjisë. “Ky ekuacion ju thotë se si janë të ndërlidhura – se si prania e Diellit mbështjell hapësirë-kohën, me qëllim që Toka të lëvizë në orbitë përreth tij, etj. Ajo tregon edhe se si u zhvillua Universi që nga Big Bangu dhe parashikon se duhet të ketë vrima të zeza”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button