Enciklopedike

A ekziston vërtetë “arbitri i lirë”?

Screen Shot 2015-01-23 at 12.16.33 PMNeuroshkencat kanë demonstruar se nuk jemi tërësisht padronë të emocioneve tona, sepse sjellja mund të udhëhiqet edhe prej proceseve cerebralë të pavarur nga vullneti. Këta procese ndodhin në pjesët më primitive të trurit, dhe jo gjithmonë korteksi ballor, që është më racional, arrin që t’i kontrollojë. Në ndonjë rast, kontrolli i munguar bëhet patologjik. Për shembull, në vitin 2009, në Trieste, një burrë fajtor për një vrasje e reduktoi dënimin për arsye se disa ekzaminime kishin zbuluar një keqfunksionim që e bënin korteksin ballor të paaftë të merrte rolin e vet. Shkurt, ndonjëherë instikti mund të marrë avantazhin, por kjo gjë nuk duhet të shndërrohet në një justifikim për të na lejuar që të jepemi pas sjelljeve jokorrekte. Rreziku ekziston: një studim i kryer nga universiteti i Minnesotës ka nxjerrë se studentët që kishin lexuar libra që vinin në diskutim arbitrin e lirë ngelnin në provime 50% më shumë se të tjerët. Dhe në Universitetin e Floridës u vu re se kush ishte i prirur që të vinte në dyshim racionalitetin e vet, bëhej i lig ndaj atyre që i shihte si antipatikë.

Leave a Reply

Back to top button