Monedha e përbashkët e kishte bërë më të lehtë blerjen e pronave evropiane dhe dërgimin e fëmijëve për të studiuar jashtë vendit
Nga Henry Foy
Athinë – Në një mbrëmje të kohëve të fundit, në hotelin “Semiramis” në Athinën e periferisë veriore, plot gjelbërim dhe manaferra, pihej shampanjë dhe burra në këmishë liri tymosnin puro buzë pishinës, ndërsa elita e qytetit përpiqej të pretendonte se vendi nuk ishte buzë kolapsit ekonomik.
Pak orë më herët, 1.6 miliardë euro kishin ikur nga bankat e Greqisë, duke e nxitur Athinën të apelonte ndaj Bankës Qëndrore Evropiane për më shumë financime emergjente, si një garanci se negociatat ndërmjet kreditorëve ndërkombëtarë dhe qeverisë populiste të vendit, do të vazhdojnë.
Në ditëlindjen që po kremtohej buzë pishinës, biznesmenë të kamur, politikanë, akademikë dhe njerëz të artit dhe kulturës, aludonin me zë të ulët se kur mund të mbylleshin bankat…