Zërat e merkatos nuk janë gjithmonë në saktësinë maksimale, megjithatë kur lajmi publikohet në media të profilizuara për dhënien e informacioneve mbi transferimet, atëherë shkalla e besimit rritet ndjeshëm. Elseid Hysaj ridel edhe një herë në skenë për një transferim në një skuadër të madhe. Bëhet fjalë për te Bajerni. Mbrojtësi i Kombëtares shihet si një prej alternativave kryesore që bavarezët janë duke shqyrtuar për ta afruar gjatë merkatos së verës.
Këtë herë është “footmercato.net”, një prej sajteve të specializuara franceze që ka bërë një hulumtim rreth shanseve që ka shqiptari për të pasur Filip Lahmin te skuadra e Ançelotit. Pas deklaratës së kapitenit për lënien e futbollit në fund të sezonit, ky sajt ka nisur të evidentojë alternativat e mundshme që mund të jenë nën vëzhgimin e bavarezëve për mbrojtësin e krahut të djathtë për edicionin e ardhshëm.