Analiza

Emigrantët dhe “sa keq” jemi transformuar ne, evropianët…

Screen Shot 2015-06-19 at 13.01.42

Nga Bernard Guetta

Këqyrni shifrat. Libani ka vetëm 6 milionë banorë dhe mirëpret më shumë se 1.2 milionë refugjatë, kryesisht sirianë; Jordania ka një popullsi prej 8 milionë banorësh, dhe ka pritur më shumë se 600 mijë refugjatë; Turqia me 80 milionë njerëz, është shtëpia e 1.8 milionë refugjatëve.

Bashkimi Evropian ka një popullsi prej 500 milionë banorësh, dhe e cilëson veten sikur është nën rrethim, sepse 100 mijë emigrantë dhe azilkërkues, kanë mbërritur në brigjet e tijj, sa një tetëmbëdhjeta e atyre që arritën në Turqi.

Këto shifra na bëjnë të mendojmë, se vendet me një traditë të gjatë të krishterë, kanë harruar krejtësisht se çfarë është dashuria dhe dhembshuria, ndryshe nga shumë vende myslimane shumë më pak të pasura.

Ndoshta ka ardhur koha për t’u shqetësuar realisht, për atë që ne jemi shndërruar, sepse ndërsa fytyrat e drobitura këtyre fëmijëve dhe prindërish të dëshpëruar, që shfaqen në titujt dhe gazetat tona, dhe kur Papa u rikujton të gjithë evropianëve detyrimin për t’u treguar njerëzorë, ne shikojmë nga ana tjetër dhe mbyllim veshët.

Dikush mund të thotë se dhembshuria nuk mund të diktojë politikën, ushtrimin e realizmit që ka nevojat e veta, gjithaq të pamëshirshme. Atëherë, le të flasim për politikën. Vërtetë Franca nuk e kupton se kapitali i tij ndërkombëtar dhe pozita e saj e favorshme ekonomike, krijohen nga të qenit e konsideruar si shtëpia e të drejtave të njeriut, lirisë, vëllazërisë dhe barazisë?

Është pikërisht falë këtij imazhi ndërkombëtar, që emigrantët më të arsimuar, në arrati nga kthetrat e diktatorëve, ëndrrojnë Francën. E megjithatë, ne e shpërdorojmë këtë talent, duke refuzuar të parët propozimin e Komisionit Evropian, për rishpërndarjen e balancuar të azil-kërkuesve në të gjitha 28 vendet anëtare.

Dikush, në këtë pikë, do të thotë se një bujari më e madhe, do të çojë ujë në mullirin e Frontit Nacional dhe forcave të tjera evropiane, që kundërshtojnë emigracionin. Nuk ka asgjë më të pavërtetë sesa kjo.

E vërteta është se ne u japim të drejtë vetëm të djathtës ekstreme, duke marrë të njëjtin qëndrim të këtyre partive, duke u atashuar me ata që duan që ne të besojmë se refugjatët dhe emigrantët janë një rrezik, kundër të cilëve ne duhet të mbrojmë veten.

Le të shohim realitetin në sy. Refugjatët janë aleatët tanë, pasi arratia e tyre në vë dukje barbarinë e atyre xhihadistëve, të cilëve i frikësohemi dhe duam t’i luftojmë. Ata janë aleatët tanë, por ne i refuzojmë, duke i lejuar xhihadistët të tallen me demokracitë arabe, dhe aleatët e tyre të supozuar evropianë.

Në këtë mënyrë ne bëjmë “vetëvrasje”, të terrorizuar nga një masë anakronike, dëshira e vetme e të cilëve është të shpëtojë nga frika. Ky është një qëndrim i pakuptueshëm, absurd. Nuk e di për ju, por unë jam i turpëruar.

“Internazionale” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button