Horizonti.al

Endërrimi i vetëdijshëm, si është i mundur?

Screen Shot 2015-09-02 at 6.21.48 PM

Një ëndërr e qartë është kur ti e di, në atë moment, që je duke ëndërruar. Ndjesia është si të ishe ‘i zgjuar’ në gjumin tënd. Ti ndihesh më vigjilent, logjik dhe i ndërgjegjësuar për veten dhe mundet edhe të marrësh nën kontroll ëndrrën. Disa ëndërrues “të kthjellët” zgjedhin të fluturojnë, të tjerë kërkojnë një partner seksi dhe një pakicë përdorin mundësinë për të medituar. Nuk dihet përse ëndërrimi i qartë duhet të duket i pamundur, por është duke u bërë gjithnjë e më e qartë sesi funksionon. Eksperimente të ndryshme, megjithëse të vështira, mund të kryhen me ëndërrues “ekspertë”, të cilët mund t’i japin sinjale një eksperimentuesi, duke përdorur lëvizjet e syve. Ëndrrat e tyre të qarta ndodhin shpesh afër mëngjesit, në fundin e kohës së gjumit REM (Rapid Eye Movement), dhe kur truri është më shumë sesa aktiv. Skanime të kohëve të fundit të trurit, tregojnë zonat më aktive, duke përfshirë pjesë të kores parafrontale dhe lidhjen temporo-parietale, ku informacioni i brendshëm dhe ndijues bëhet bashkë, për të formuar skemën e trupit tonë dhe imazhin vetiak. Kjo është arsyeja pse ndihemi më shumë si në gjendje të zgjuar dhe ‘vetvetja’, kur kuptojmë që jemi duke ëndërruar./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button